BOOM: Ora policore rezulton nul, Shqipëria në orën 22:00 “fle” edhe kur nuk ka orar kufizues
Tre ditë më parë Kryetarja e komitetit teknik Mira Rakacolli publikoi oraret kufizuese të lëvizjes si masë e domosdoshme për parandalimin e përhapjes se Covid 19.
Mira Rakacolli: Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në 06:00 në të gjithë vendin, përjashtuar lëvizjes e punës, emergjencave shëndetësore dhe lëvizjes e domosdoshme. Propozojmë që në këtë orar të mbyllen edhe baret.
Rama: Arsyeja që jo vetëm vendi ynë kanë këtë orar, janë klubet e natës, se aty është që të shkosh në party më covidin.
Ogerta: Baret dhe klubet e natës janë një burim infektimi. Grupmoshat e të rinjve e ulin vigjilencën.
Emisioni Boom ka bërë vëzhgim në disa qytete të vendit për të parë lëvizjet e qytetareve para dhe pas vendosjes së masave kufizuese.
Në rrugë nuk ka qytetarë që lëvizin si para dhe pas masave të vendosura.
Por si ka qenë situata në disa qytete të tjera para vendosjes së masave kufizuese.
Në disa qytete para vendosjes se masave nuk ka fare këmbësorë.
Praktikisht edhe pa vendosjen e masave kufizuese në këto qytete siç mund të shihet qartë nga pamjet nuk ka lëvizje.
Por të shohim se çfarë ndodh ne Tiranë ku Boom ka bërë një vëzhgim nga ora 22-23:00.