Koka: Rama bën gabim që ngre çështjen e shtëpisë së verdhë kur prokurori i EULEX e ka deklaruar të mbyllur

Ndërsa në Tiranën zyrtare u ngrit një "tymnajë" e madhe për të ashtuquajturën shtëpi e verdhë në Mat, në të cilën në raportin e Dick Marty pretendohej për trafik organesh nga UÇK, ajo nuk është përfshirë në aktakuzën e ngritur nga ish-zinxhirit të UÇK-së në Hagë.

Gazetari Bledian Koka  thotë se Rama bënë gabim që e nxjerr në pah si çështje për të sulmuar politikisht Bashën pasi vetë prokurori i EULEX i ka dëshmuar në një intervistë se ajo çështje nuk ekziston.

Koka: Për shtëpinë e verdhë, Rama si shtetar po bën një gabim që e evokon, sepse prokurori i EULEX më ka deklaruar se kemi verifikuar çështjen e shtëpisë së verdhë dhe nuk kemi gjetur asgjë, është çështje inekzistente. Ndërkohë akuzat e tjera për të cilat po gjykohen krerët e UÇK janë akuza për të cilat ata po gjykohem, nëse kanë bërë diçka duhet të mbajnë përgjegjësi, nëse jo do të kthehen shëndosh e mirë siç ka ndodhur me Ramush Haradinaj që ka pasur akuza edhe më të rënda sesa kanë sot ish-zinxhiri i UÇK. Rama jo vetëm po e përdor me diabolizëm për qëllime politike, por duke mbajtur këtë qëndrim krijon një precedent që Shqipërisë zyrtare që nga vetë partnerët ndërkombëtare i është kërkuar të mos mbahet. Kjo do të verifikojë edhe njëherë  baltën e fundit që rëndon mbi luftën e ndershme dhe të dëlirë të UÇK, që ishte një luftë për vetëmbrojtje dhe liri dhe jo për spastrim që ka bërë Serbia.

Për Rtv Ora, Koka thotë se akuzat e ngritura ndaj ish-krerëve të UÇK-së kanë të bëjnë me eleminimin e shqiptarëve dhe kryesisht kundërshtarëve politik.

Koka: Po diskutohet lufta e UÇK apo aksione personale të individëve që duke pasur pushtet në një kohë pa kohë e kanë shfrytëzuar atë për qëllime të veta politike. Rama që ka ngritur gjithë tymnajën e shtëpisë së verdhë dhe Lulzim Basha që paska bashkëpunuar me EULEX në dëm të interesave të Kosovës, duhet ta dinë shumë mirë se ata po gjykohen për çdo gjë përveçse shtëpinë e verdhë. Nuk është pjesë e aktakuzës për asnjërin prej tyre. Akuza më e madhe është zhdukja e 78 anëtarëve të LDK, ka qenë një luftë brenda llojit që nuk ka lidhje me luftën dhe nuk e bën pis luftën e UÇK.Kryesisht viktimat e pretenduara në aktakuzë janë shqiptarë të LDK, romë të Kosovës.Akuza e tyre është për një grup të strukturuar kriminal që ka përdorur pushtetin e vet për të eleminuar kundërshtarët politikë dhe për të mbajtur pushtetin siç praktikisht ndodhi.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana