Akuzat e Ramës, Koka: Basha një përkthyes i UNMIK, me logjikën e Kryeministrit po aq fajtore janë Vlora Çitaku e Vjosa Osmani

Gazetari, Bledian Koka, akuzon kryeministrin  Rama se po e keqpërdor çështjen e Kosovë për patriotizëm dhe sulm ndaj opozitës.

Për Rtv Ora, ai deklaroi se nëse Basha është fajtor dhe i përfshirë në hetimet e UNMIK ndaj UKÇ-së, po aq fajtore janë edhe Vlora Çitaku dhe Vjosa Osmani që gjithashtu kanë qenë pjesë e strukturës së UNMIK.

Bledian Koka: Nuk ka dyshim që po ndodh por ka një akuzë dhe duhet të ketë ca fakte. Sot vetë Basha ka dhënë një përgjigje, mund të kishte më thënë më tepër nga çfarë deklaroi në video. Akuzat janë krejt pakohë dhe për një  çështje që Basha ka pak apo aspak lidhje, përveç faktit që ka qenë një përkthyes. Po aq fajtor sa pretendon Rama që është Basha janë dhe dy zonja të nderuara, Vlora Çitaku, ish-ambasadore e Kosovës në SHBA dhe Vjosa Osmani, Presidente në detyrë e vendit. Kanë qenë pjesë e strukturës së EULEX. Si qëndron e vërteta e akuzave të ngritura nga mazhoranca? Akuza e parë ishte për ish-kryeministrin  Berisha dhe presidentin Meta se kanë qenë ata njerëzit që ishin në pushtet asokohe, Meta i përfaqësuar me ministrin e Jashtëm Haxhinasto në qeveri dhe Berisha si ish-kryeministër. Fakt është që Shqipëria ka votuar pro. Ka pasur një delegacion në Këshillin e Europës të përfaqësuar nga mazhoranca dhe opozita me kryesimin e Damian Gjiknurit dhe pjesëmarrjen e Shpëtimi Idrizit, Ilir Rusmailit dhe Arenca Trashanit. Por kjo e fundit në dijenië time ka qenë duke blerë rroba atë ditë dhe jo ne seancën ku votohej. Një nga votuesit kundër ka qenë Shpëtim Idrizi.

Nga ana tjetër ai sjell në vëmendje se të katër ish-udhëheqësit që ndodhen për gjykim në Hagë kanë kërkuar ngritjen e Gjykatës Speciale për hetimin e akuzave monstruoze dhe të turpshme që ka bërë Dick Marty mbi librat dhe përrallat e Carla Del Ponte.

Bledian Koka: Të gjithë thonë se në bazë të raportit të Dick Marty u ngrit gjykata Speciale që sot po gjykon Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Të katër këta personazhe që kanë kërkuar ngritjen e Gjykatës Speciale për hetimin e akuzave monstruoze dhe të turpshme që ka bërë Dick Marty mbi librat dhe përrallat që ka thënë  Carla Del Ponte. Ose Edi Rama e do Hashim Thaçin sesa vetja ose e vërteta është ajo që ka ndodhur. Ka pasur një qëndrim ndërkombëtar, amerikan. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë asgjë për të fshehur.

Sipas Kokës, Ramës nuk i rri mirë patriotizmi me këtë çështje.

Bledian Koka: Njeriu që mundohet ti dalë në krah UÇK,miku i ngushtë i Sandrit të Serbisë, që flirton, pozon dhe i jep asis nga mëngjesi deri në darkë presidentit të Serbisë është i njëjti që paditi Ramush Haradinajn për shpifje sepse i tha se je pjesë e një procesi për ndarjen e Kosovës.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana