Ish krerët e UÇK para Speciales, diplomatët e huaj në Prishtinë përulen para Adem Jasharit
Teksa në Gjykatën Speciale në Hagë po gjykohen katër prej ish krerëve të UÇK-së, dy prej ambasadorëve të huaj në Kosovë kanë bërë një gjest shumë domethënës.
Teksa Specialja I akuzon krerët e UÇK-së si një “ndërmarrje kriminale”, diplomatët e huaj kanë bërë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari.
Nicola Orlando, ambasadori italian në Kosovë dhe ai britanik Nicholas Abbott knëa vizituar kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, në shenjë përkujtimi të ndërhyrjes humanitare të NATO-s.
“Iu bashkëngjita Nicholas Abbott-it sot, vizitova kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, për të rikujtuar intervenimin humanitar, që çoi deri te Pavarësia. Italia ishte në anën e kosovarëve më 1999-ën. Ne vazhdojmë ta përkrahim Pavarësinë e Kosovës dhe të drejtat e qytetarëve të saj që të jetojnë në një shtet demokratik”, ka shkruar Orlando. Edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, bëri një vizitë atje. Ai tha se Kosova ka kurajën që të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit. “Këtë mëngjes bëra homazhe te memoriali i familjes Jashari në Prekaz, në përkujtim të ngjarjeve tragjike të para më shumë se 20 vjetëve. Sot Kosova ka kurajën të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit dhe në kërkim të drejtësisë për viktimat”, shkruan diplomati italian.

Ambasadori britanik tha po ashtu se Mbretëria e Bashkuar do t’i qëndrojë gjithmonë intervenimit të saj në Kosovë si një kauzë e drejtë.

Lidhur me këtë vizitë ka reaguar edhe kreu I komunës së Skënderajt, njëkohësisht nipi I Adem Jasharit dhe djali I Hamëz Jasharit, Bekim Jashari.
Sipas tij, në sfidat që kemi para nesh, bashkëpunimi ynë me shtetet mike dhe mos zhgenjimi i tyre mbetet detyrë e secilit nga ne.
"Sot kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, dy ambasadorë, të shteteve mike të Republikës sonë.
Nicholas Abbott- Ambasador i Mbreterisë së Bashkuar dhe Nicola Orlando-Ambasador i Italisë në Kosovë, duke bërë homazhe e nderime në Prekaz, dhanë mesazhe të fuqishme të përkrahjes që këto dy shtete i kanë dhënë dhe po i japin shtetit tonë.
Ambasadorët e shteteve mike dhe qeveritë e tyre njohin shumë mirë historinë, rrugën, sakrificën dhe luftën tonë heroike për çlirim.
Në sfidat që kemi para nesh, bashkëpunimi ynë me shtetet mike dhe mos zhgenjimi i tyre mbetet detyrë e secilit nga ne.
Faleminderit Ambasadorë!"
