Edhe Greqia vendos ndalim-qarkullimin, ja orari kur ndalohet lëvizje

Edhe Greqia vendos orën policore.

Ndryshe nga Shqipëria që e nis në ora 22:00, shteti fqinj ka vendosur ta nisë një orë përpara.

Sipas zv.ministrit grek të mbrojtjes Hardalias, nga nesër, 13 Nëntor, lëvizja e qytetarëve është e ndaluar në të gjithë vendin gjatë orëve të mbrëmjes dhe konkretisht pas orës 21:00 dhe deri në orën 05:00.

Njësoj si Shqipëria, lejohet lëvizja për qytetarët që shkojnë në punë apo për emergjencat.

Nga nisja e pandemisë, Greqia ka regjistruar 63,321 të prekur me Covid-19 dhe 909 viktima. Ndërsa ditët e fundit është vënë re një shtim i lartë i rasteve të reja dhe pacientëve që humbin jetën. Vetëm në 11 ditët e fundit, Greqia ka regjistruar plot 280 viktima.

/a.r, OraNews