Lëkundje tërmeti në Tiranë

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në Tiranë pak momente më parë.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera, ndërkohë që epiqendra ka qenë në Maqedoninë e Veriut, në Gostivar me magnitudë 4.9.

Sakaq Ballkani perëndimor është zgjuar mëngjesin e sotëm nga një tërmet me magnitudë 5 ballë të shkallës rihter me epiqendër Maqedoninë e Veriut në orën 04:54.

Ditën e sotme janë regjistruar rreth 100 lëkundje të njëpasnjëshme .

Lëkundjet kanë qenë në një thellësi prej 10 kilometrash, ndërsa nuk janë raportuar dëme materiale apo në njerëz.