Vëllazëroren Shqipëri-Kosovë e gjykon një turk
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2020, 12:52
Vëllazërorja Shqipëri-Kosovë do të gjykohet nga një turk.
Bëhet fjalë për arbitrin ndërkombëtar Hüseyin Göçek.
Ky i fundit ka përvojë në kompeticionet e futbollit Europian, sidomos në Europa League ku ka arbitruar në 40 ndeshje (29 fazë finale, 11 kualifikuese).
Gjithashtu, turku ka gjykuar 11 miqësore ndërkombëtare dhe 5 ndeshje kualifikuese në Kupën e Botës.
“Vëllazërorja” Shqipëri-Kosovë do të luhet sot në orën 16:00 në “Elbasan Arena”.
