Bulku për "Ora Sport": Nuk negociojmë, duam 6 pikët ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë

Në një lidhje me Skype për emisionin “Ora Sport” në RTV Ora, zv.trajneri i Kombëtares Ervin Bulku ka komentuar gjendjen e kuqezinjve para vëllazërores me Kosovën dhe dy ndeshjet e Nations League ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Sa i përket mungesës ose jo të mbrojtësit Marash Kumbulla, Bulku deklaroi se do të pritet deri në momentet e fundit.

“Nuk është vetëm Kumbulla por të gjithë futbollistët e Romës. Por kemi shpresa deri në momentet e fundit sepse mund të lejohen, sipas rregullave të shtetit italian dhe ministrisë së Shëndetësisë", tha Bulku.

Sa i përket ndeshjeve me Kazakistanin dhe Bjellorusinë, dy kundërshtarë të cilëve në dy ndeshjet e para i kemi marrë 4 pikë, Bulku deklaroi se do të synohet maksimumi, pra 6 pikët.

“Nuk ka negociata. Shpresojmë të bëjmë mirë dhe të marrim maksimumin. Më e rëndësishme në këto momente janë pikët se  sa loja pasi po të marrim të dyja ndeshjet, kemi marrë 3 pikë në Bjellorusi me një lojë jo shumë të mirë por ka ndodhur e kundërta në Kazakistan dhe kemi marrë vetëm një pikë. Shpresojmë të marrim pikët e plota në këto dy ndeshje”, tha zv.trajneri i Kombëtares Ervin Bulku.

AXHENDA E KOMBËTARES:

E hënë, 9 nëntor

  • Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, Durrës 16:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 10 nëntor

  • Konferencë për shtyp e trajnerit Reja së bashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes miqësore me Kosovën, ORA 13:00, në kompleksin Tropikal, Durrës
  • Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, Durrës, ORA 13:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 11 nëntor

Ndeshja miqësore:

 Shqipëri-Kosovë, ORA: 16:00, stadiumi “Elbasan Arena”

E enjte,12 nëntor

  • Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në kompleksin Tropikal, Durrës ORA 13:15.
  • Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, Durrës 16:00

 (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E premte, 13 nëntor

  • Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në kompleksin Tropikal, Durrës ORA 13:15.
  • Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, Durrës 16:00

 (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E shtunë, 14 nëntor

  • Konferencë për shtyp e trajnerit Reja së bashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Kazakistanin ORA 13:00, në kompleksin Tropikal, Durrës
  • Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, Durrës, ORA 13:30

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E dielë, 15 nëntor

Ndeshja zyrtare e Nations League, Liga C

SHQIPËRI- KAZAKISTAN, ora 18:00, stadiumi “Air Albania”

E hënë, 16 nëntor

  • Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në kompleksin Tropikal, Durrës ORA 13:15.
  • Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, Durrës 16:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 17 nëntor

  • Konferencë për shtyp e trajnerit Reja së bashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Bjellorusinë, ORA 13:00, në kompleksin Tropikal, Durrës
  • Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, Durrës, ORA 13:30

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 18 nëntor

Ndeshja zyrtare e Nations League, Liga C

SHQIPËRI-BJELLORUSI, ora 16:00, stadiumi “Air Albania”