Ibrahimoviç? Batuta e Sacchit: Ndonjëherë duhet mbajtur nën kontroll

Ky Milan është për titull.

I këtij mendimi është Arrigo Sacchi, një prej teknikëve më të suksesshëm në historinë e kuqezinjve dhe një prej “profesorëve” të trajningut në botë.

Por për këtë Sacchi ka disa këshilla për të dhënë, përcjell Ora News.

“E them sërish. Milani mund të luftojë për titull vetëm me një kusht: të mbështetet te grupi dhe jo te individët. Nëse e bën, atëherë në fushë do të shihet një bashkëpunim më i madh mes lojtarëve, do të ketë lëvizje të sinkronizuara, skuadra do të jetë më e mbledhur dhe presingu mund të jetë më efikas. E rëndësishme është të kuptohet nga i gjithë grupi se loja është fondamentale”.

IBRAHIMOVIÇ – “Një kampion I vërtetë. Një shembull autentik.E patë çfarë bëri kundër Veronas? Goditi shumë ke penalltinë dhe të ishte dikush tjetër mund të zhgënjehej, në fakt ai u karikua më shumë dhe barazoi. Ka një personalitet të çmendur, ndonjëherë duhet ta mbash nën kontroll”.