VIDEO/ Fantastiku Florian Marku, i mjaftojnë 1 minutë e 50 sekonda për të plasur në tapet britanikun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2020, 08:19
Florian Marku! Luftëtarit shqiptar i janë dashur vetëm 1 minutë e 50 sekonda për të mposhtur kundërshtarin anglez Muma Muemba në ring, duke vijuar kështu serinë e rezultateve pozitive, pas një pauze afro 2-vjeçare.
“Bisha” shqiptar e nisi menjëherë me vrull ndeshjen dhe vuri përpara kundërshtarin e tij me goditje të forta dhe të befasishme.
Gjyqtari ndaloi menjëherë ndeshjen, pasi kundërshtari i tij nuk po reagonte.
Kështu, Marku vazhdon rekordin e tij të pathyeshmërisë dhe merr fitoren e 7 në 7 ndeshje.