Sot Vëllazërorja me Kosovën, Muriqi: Përballjet më të veçanta janë ato me Shqipërinë

I rikthyer te Kosova pasi mungoi në grumbullimet e shtatorit dhe tetorit, Vedat Muriqi po pret me padurim përballjen e kësaj të mërkure ndaj Shqipërisë, teksa me një postim në Facebook e ka cilësuar si shumë veçantë ndeshjen ndaj kuqezinjëve edhe pse bëhet fjalë vetëm për një miqësore.

“Jam i lumtur që pas një kohe të gjatë, nesër do të jem në fushën e blertë. Gjithmonë përballjet më të veçanta janë ato me Shqipërinë. Edhe pse zyrtarisht quhet ndeshje miqësore”, shkruan sulmuesi i Lazios në rrjetet sociale.

Shqipëri-Kosovë luhet sot në ora 16:00, në "Elbasan Arena".