Marcelo me valixhet gati, Juventus dhe Inter nisin luftën për shërbimet e brazilianit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2020, 14:13
“Juventus ose Inter në të ardhmen e afërt të Marcelos”.
Ky është lajmi i bujshëm që raporton portali spanjoll “Todofichajes”, sipas të cilit braziliani po kalon momentet e fundit të aventurës te Real Madrid.
I lënë mënjanë nga tekniku Zinedine Zidane, Marcelo mund të vazhdojë karrierën e tij në Serie A, me Juventusin që për ta bindur atë do të shfrytëzojë miqësinë që e lidh atë me Cristiano Ronaldon.
Nga ana tjetër, edhe Inter, i interesuar për brazilianin, është i gatshëm të do të ishin të gatshëm të përfitonin nga marrëdhëniet e mira me “Los Blancos” pas marrëveshjes së arritur në verë për Hachim.