“Doctor Honoris Causa”, Universiteti i Sporteve nderon presidentin e FSHF

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është vlerësuar ditën e sotme me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Sporteve i Tiranës. Ky titull i është dhënë kreut të qeverisë së futbollit shqiptar me motivacionin “Për kontributin e çmuar në promovimin e modeleve dhe praktikave në të mira në fushën e sportit dhe në veçanti të futbollit në Shqipëri”.

Në hapje te ceremonisë Rektori i Universitetit të Sporteve, Agron Kasa mbajti një fjalë përshëndetëse ku vlerësoi presidentin Duka për punën e çmuar që ka bërë për zhvillimin e sportit shqiptar, kryesisht në fushën e futbollit.
Më pas, ishte anëtari i Senatit Akademik, Arben Kaçurri, i cili para të pranishmëve dha rekomandimet në lidhje me dhënien e titullit Doctor Honoris Causa”, Armand Dukës.


“Gjatë këtij rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë mbushur me sfida, jam gjendur shpesh në udhëkryqe, kam hasur pengesa e vështirësi.Por jam munduar të gjej gjithmonë rrugën e drejtë, rrugën drejt suksesit. Padyshim që edhe kam gabuar. Por kjo është normale për atë që punon. E rëndësishme është të mësosh prej tyre. Ose siç ka perifrazuar gazetari i njohur sportiv italian, Gianni Brera: “Të mësosh nga humbjet”,

Për të gjetur rrugën e suksesit më ka ndihmuar shumë Suela ,shoqja ime e jetës që si rrallë herë vjen në një aktivitet të tillë dhe e ka bezdi ta përmendësh. Ndërsa gabimet i kam bërë vetëm.

Duke ju falenderuar edhe njëherë për vlerësimin dhe titullin e nderuar “Doctor Honoris Causa”, do të doja që ta mbyll me një shprehje të një prej trajnerëve më të mëdhenj të futbollit botëror, austriakut Ernest Hapel: ”Cdo ditë e kaluar pa futboll është një ditë e humbur kot”. Të cilën kisha dëshirë ta modifikoja kështu për t’ ju dhënë të gjithëve një mesazh që përmbledh edhe atë që personalisht mendoj: “Cdo ditë e kaluar pa punuar dhe kontribuar për futbollin dhe sportin, është një ditë e humbur kot”. Faleminderit!”, tha ndër të tjera Armand Duka në fjalën e tij.