Infektohet me Covid-19, trajneri i Kosovës humbet vëllazëroren me Shqipërinë

Kosova preket nga COVID-19. FFK ka zbuluar se nga testet e bëra ka dalë pozitiv trajneri Bernard Challandes dhe një pjesëtar tjetër i stafit.

Kështu, në përballjen e sotme me Shqipërinë, zvicerani do të mungojë dhe Dardanët do ti drejtojë ndihmësi i tij, Muharrem Sahiti.

“Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes  dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.

Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë. Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti”, njofton FFK.

Shqipëri-Kosovë luhet sot në ora 16:00, në "Elbasan Arena"