Roma nuk lejon Kumbullën, Reja: Kemi ofruar edhe një avion privat
Mbrojtësi i Romës Marash Kumbulla është kthyer në çështjen e ditës te Kombëtarja e Futbollit.
Trajneri i Shqipërisë Edi Reja dhe portieri i skuadrës kuqezi Etrit Berisha ka dalë në orën 13:00 në konferencën përpara takimit miqësor me Kosovën ditën e nesërme në orën 16:00.
Teksa fliste për situatën brenda skuadrës dhe situatën me disa futbollistë që mund të mungojnë për shkak të masave anti-Covid, italiani foli edhe Kumbullën.
Sipas teknikut italian, për të marrë futbollistin është ofruar edhe një avion privat.
“Ne kemi pasur kontakte me ASL të Romës për Kumbullën. Kemi ofruar çdo mundësi për të siguruar të marrim lojtarin, kemi gati edhe avionin privat. Presim një përgjigje deri të shtunë. Shpresoj ta kemi gati për ndeshjet e radhës. Ai është stërvitur me skuadrën e Romës dhe duam ta kemi. Megjithatë së fundmi kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus edhe 3 lojtarë të Romës dhe kjo vështirëson gjithçka”, u shpreh Reja.