VIDEO/ Inter nuk e mbajti në skuadër por shihni çfarë goli shënon në Gjermani
Valentino Lazaro ishte futbollisti i parë që Interi bleu pas emërimit të Antonio Contes në pankinë, por te zikaltrit nuk arriti të lërë gjurmë në ato pak muaj që qëndroi dhe më pas u huazua fillimisht te Newcastle e më pas te Borussia Monchengladbach.
Pikërisht te këta të fundit, austriaku shënoi pasditen e djeshme një gol spektakolar që me siguri do të garojë për golin e vitit, në ndeshjen e humbur 4-3 në “Bay Arena” ndaj Bayer Leverkusenit.
Pas një krosimi të Herrman në zonë, Lazaro goditi topin me takë në rënie e sipër dhe e dërgoi në trekëndëshin e portës së Leverkusenit, por për fat të keq ai gol nuk shërbeu për të shmangur humbjen e Monchengladbach.
Valentino Lazaro është ende në pronësi të Interit dhe te Borussia Monchengladbach është transferuar me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje për shifrën e 18 milionë eurove në fund të sezonit të ardhshëm.