VIDEO/ Ibra bën sërish heroin, Milan eviton humbjen në shtesë
Pas disfatës në Europa League përballë Lille (0-3) Milani i shpëton një tjetër humbjeje në Serie A.
Kuqezinjtë e Stefano Piolit barazuan 2-2 me Hellas Verona në ndeshjen mbyllëse të javës së shtatë të kampionatit.
Miqtë e gjetën shumë shpejt rrugën e rrjetës me anë të Antonin Barak në minutën e 6. Ndërsa golii dytë erdhi pas një autogoli të Calabrias në minutën e 19.
Milani shkurtoi diferencën në minutën e 27 po falë një autogoli, këtë here me autor Magnanin.
Duhet theksuar se në minutën e 66, Milani fitoi një penalltie shpërdoruar nga Zlatan Ibrahimoviç, me suedezin që shënoi edhe golin e barazimit në minutat shtesë.
Me këtë pikë, Milani shkon në kuotën e 17 pikëve, në vend të parë, 2 më shumë se Sassuolo i vendit të dytë dhe 3 më shumë se Napoli i vendit të tretë.
Golat e ndeshjes: