Komunikimi ndryshe i Bashës me gazetarët: Jeni i vetmi burim informacioni mbi gjendjen në spitale
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, foli sërish mbi situatën e rënduar me pandeminë Covid-19 në vend.
Por ndryshe nga herët e tjera, kreu I PD po zhvillon një komunikim me gazetarët e sociales, që kanë ndjekur prej muajsh situatën nepër spitale për shkak të COVID-19.
Gjatë bashkëbisedimit, Basha ka dëgjuar nga afër opinionet dhe përjetimet e gazetarëve këto muaj pandemi.
“Në disa raste ju jeni burimi i vetëm i informacionit për atë çka po ndodh në spitale. Gjendja është përtej tragjikes. Ajo që dua të di nga ju është në radhë të parë sa mundësi reale keni për të kuptuar dhe raportuar nga terreni atë çka ndodh.”, tha Basha.
Sipas liderit të opozitës, mungesa e informacionit dhe transparencës shton panikun te qytetarët.