Infektohet me Covid-19 kryebashkiakja e Patosit

Një tjetër kryebashkiak infektohet me Covid-19.

Pas atyre në Gjirokastër dhe Dropull, sot ështël konfirmuar edhe infektimi i kryetares së bashkisë Patos, Rajmonda Balili.

Pas marrjes së përgjigjes së tamponit Balilaj është vetëkarantinuar në banesën e saj.

Siç mëson Ora News, gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe nuk ka pasur komplikacione .

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, numri i të infektuarve me Covid-19 në qarkun e Fierit është 916, duke u rënditur mes zonave me më shumë infektime në vend.

Rajmonda Balilaj