Infektohen me Covid-19/ Pezullohet puna në bashkinë e Lezhës, mbyllet biblioteka

Covid-19 ka pezulluar punën në dy institucione në Lezhë pasi disa prej punonjësve kanë rezultuar pozitivë në testet e Covid-19.

Bëhet fjalë për zyrën e protokollit në bashkinë Lezhë, ndërkohë është mbyllur edhe biblioteka "Gjergj Fishta".

Aktualisht po kryhet dezinfektimi i ambienteve të brendshme në bashki dhe bilbliotekë.

Një ditë më parë Lezha numëronte 16 raste të reja ndërsa që nga nisja e pandemisë ky qark ka regjistruar 545 raste me Covid-19.