VIDEO-EKSKLUZIVE/ "Zbrit poshtë, zbrit poshtë", Ç'ndodhi mbrëmë në Tiranë! Specialet ndalojnë makinën e shtrijnë në tokë 2 personat

Një operacion policor është ndërmarrë mbrëmë nga forcat speciale në rrugën “Dritan Hoxha”, afër Zogut të Zi në Tiranë.

Ora News ekskluzive ka siguruar pamje të këtij operacioni që u krye rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të dielës 8 nëntor pikërisht afëar Ring Center.

Dy efektivë policie i afrohen makinës ndërsa thërrasin Zbrit poshtë! Zbrit poshtë! Më pas dy persona, shoferi dhe pasagjeri i zbresin poshtë i shtrijnë në tokë dhe i vënë prangat.

Për përforcim mbërrijnë dhe efektivë të tjerë.