"I forti i Niklës"/ I shpëtoi atentatit të 4 nëntorit, ja çfarë deklaroi në polici Durim Bami



Durim Bami, një personazh i përfolur për disa ngjarje kriminale, dyshohet se ishte objektivi i atentatit me armë zjarri pasditen e së mërkurës në Tapizë të Krujës, ku i plagosur mbeti kushëriri i tij 35 vjeçar Ervin Kodra.

Për këtë arsye, Bami është paraqitur vetë sot në Policinë e Krujës për të dhënë detaje mbi ngjarjen e 4 nëntorit.

Siç meson Ora News, gjatë dëshmisë së tij, i ashtuquajturi “i forti i Niklës” ka pohuar në Polici se është larguar dhe ka qëndruar i fshehur pasi i druhej një atentati të dytë, pas dështimit të të parit.

Bami citohet të ketë deklaruar se nuk ka arritur ti dallojë njerëzit që e sulmuan pranë Urës së Tapizës.

 “Nuk arrita t’i njoh personat që më qëlluan.

Ndërsa për faktin se iu fsheh policisë për dy ditë, ai citohet të ketë deklaruar se i trembej nje atentati të dytë, ndaj edhe është fshehur

U largova dhe u fsheha pasi i druhesha një sulmi me armë”, mësohet të jetë shprehur Durim Bami. 

Makina që u përdor për sulmin, u gjet e djegur një ditë më pas në Tiranë, por policia ende nuk ka arritur të vërë në pranga asnjë person të dyshuar.

Durim Bami u bë personazh mediatik në vitin 2015 kur u akuzua ish-deputeti Tom Doshi se ishte paguar për ta vrarë, por më 4 korrik të 2018, pasi gjykata e dënoi me një vit burg, të cilin e konvertoi në shërbim prove.

Në vitin 2015 Bami është akuzuar për lidhje edhe me zhdukjen e Enver Stafukës, ndërsa më herët ka qenë i dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes.

Në vitin 2018 ai u ndalua sërish gjatë një operacioni të forcave RENEA në Nikël, ndërsa për veprimtarinë e dyshuar kriminale është objekt i Operacionit Forca e Ligjit.