Në "arrest shtëpie" dhe i dënuar disa herë/ Arrestohet 34-vjeçari që përplasi për vdekje biçiklistin në Durrës
Përplasi për vdekje 62-vjeçarin në Durrës dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Por arratia e drejtuesit të mjetit nuk ka zgjatur shumë dhe mesditën e sotme ai ka përfunduar në prangat e policisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 23:15, në lagjen nr.6 të qytetit bregdetar, ku automjeti i të ndaluarit përplasi për vdekjen një 62-vjeçar, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë.
Sipas policisë, i arrestuari ka qenë nën masën e sigurisë "arrest shtëpie" ndërsa ka qenë autor i një tjetër aksidenti fatal në vitin 2008.
NJOFTIMI I POLICISË:
Arrestohet në flagrancë autori i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.
34-vjeçari, i cili ishte me masën "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", ishte i dënuar disa herë më parë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
D. M., 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Vjedhja". Gjithashtu ky shtetas është autori i një aksidenti me pasojë vdekjen, të ndodhur në vitin 2008.
Ky shtetas, më datë 08.11.2020, rreth orës 22:55, duke drejtuar mjetin tip "Audi", ka aksidentuar biçiklistin me iniciale H. B., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.
Shtetasi D. M. ishte me masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".