"Spitalet në kolaps", Rama i përgjigjet Bashës: Dizinformim i përditshëm, sjellje prej kalamai të llastuar
Kryeministri Edi Rama i përgjigjet në Twitter reagimit të sotëm të liderit të opozitës lidhur me situatën me pandeminë dhe spitalet Covid në vend.
Teksa kreu i PD fliste për kolaps të spitaleve, shefi i qeverisë e akuzon atë për dizinformim të përditshëm.
Sipas Ramës, lufta me Covidin është e vështirë për çdo shtet dhe Shqipëria nuk bën përjashtim, ndërsa shprehet se lufta vijon papushim.
Edi Rama: Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s'ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim!
Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!