Pas "Gjendjes Civile", presidenti Meta rikthen një tjetër ligj në Kuvend

Pas ligjit për Gjendjen Civile, presidenti i Republikës Ilir Meta, një ditë më pas kthen për rishqyrtim në Kuvend edhe ligjin për Metrologjinë.

"Si President i Republikës, i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë menjëherë hetimet për të verifikuar se si është ndërmarrë dhe shqyrtuar nisma nga qeveria dhe cilat kanë qenë arsyet reale dhe autorët që e kanë shtyrë Kuvendin e Shqipërisë të pranojë këtë gjendje të rëndë, duke vendosur përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kanë ndihmuar, lehtësuar dhe kanë bërë të mundur që kjo nismë të shohë dritën e miratimit në Kuvend", thekson presidenti.

Arsyetimi i plotë i presidentit Ilir Meta