Plazh në nëntor/ Fundjava e ngrohtë afron njerëzit pranë plazhit të Vlorës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2020, 09:08
Dita e djeshme (e diel), mjaft e ngrohtë dhe e pazakontë për stinën, ka afruar pranë plazhit qytetarë të shumtë.
Ata me më shumë guxim, nuk hezituan të kridhen në det.
Të tjerë me maska e në distancë, zgjodhën qëndrimin në breg, duke u argëtuar me fëmijët ose duke i kushtuar kohë leximit.
Qytetarët i druhen infektimit nga virusi, por thonë se shëtitjet në plazh bashkë me detin e rërën janë kura e tyre.
"Sa më shumë plazh të bësh, aq më pak është mundësia për koronën, mendoj unë"
"Të thuash s'kam frikë, nuk është serioze, por me masat që merren, me larjen e duarve, me këto gjërat, sikur nuk kemi ndjerë tani", shprehen qytetarët.
Vlorës, përveç qytetarëve të saj, këtë fundjavë nuk i munguan as turistët.
