“Çmendet” moti, ja si do të jetë këtë javë

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV ORA, meteorologu Hakil Osmani ka folur se si pritet të jetë moti gjatë ditëve në vijim.

Osmani tregoi se kjo javë do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët ku do të kemi të pranishme dhe vranësirat herë pas here.

"Kjo javë do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët duke bërë që zonat bregdetare dhe ultësirat të jenë në dominimin e kthjellimeve. Vetëm në zonat malore do të kemi prezencë të vranësirave të cilat nuk do të sjellin reshje shiu. Fundjava do të jetë në mbiztotërimin e kthjellimeve dhe vranësirat do të jenë të herë pas hershme të pakta në zonat lindore dhe veriore të teritorit shqiptar duke bërë që mos kemi mungesë për reshje shiu"

Ai theksoi se pritet të kemi një ulje të vlerave termike dukë sjellë një freskim të motit kryesisht në fundjavë.

"Dita e sotme luhatet nga 4 gradë celsius vlerat minimale deri në 22 gradë celsius vlerat maksimale. Dita e nesërme do të sjellë një ulje të lehtë të vlerave termike e vlerave minimale, por nuk do të sjellë ndryshueshmëri në vlerat maksimale. Nga e mërkura presim një rënie të lehtë të vlerave termike. Do të  emi një fundjavë me mot të mirë, por të freskët"