"Më ktheni në jetën e thjeshtë" Bebe Rexha publikon foto nga fëmijëria e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2020, 11:49
Bebe Rexha shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, në raste të caktuara nuk mungojnë edhe imazhet e shumë viteve më parë.
Së fundmi, Rexha ka publikuar në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook një fotografi nga e kaluara e saj, ku shfaqet bashkë me të vëllain e saj, Florentin, kur ishin të vegjël.
“Ditët e vjetra dhe të mira me Florent Rexhën. Më ktheni në jetën e thjeshtë.”, ka shkruar artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.
Nga pamjet duket se Bebe Rexha ka qenë një fëmijë mjaft i ëmbël, teksa të njëjtën e kanë thënë edhe ndjekësit e saj në komente.
Bebe Rexha dhe vëllai i saj Florenti janë fëmijët e vetëm të prindërve Flamur dhe Bukurie Rexha me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë.
