Sot do të festonte ditëlindjen, shuhet aktori i njohur italian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2020, 11:29
Një lajm i trishtë ka ardhur për botën e artit. Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare aktori i njohur italian Gigi Proietti, vdiq pikërisht në ditëlindjen e tij, sot, më 2 nëntor, kur ai mbushi 80 vjeç.
Karriera e tij 50-vjeçare, përfshin role të shumta nga kinemaja në teatër. Një artist unik , padyshim një showman absolut, mësues për më të rinjtë, regjisor dhe organizator.
Kjo është dëshmi e aktivitetit të tij që përfshin 42 filma, 51 shfaqje teatrale përfshirë 37 si regjisor, ndërsa regjistroi 10 albume solo dhe drejtoi 8 opera.