“Më të bukurat m’i jep ti” Elvana Gjata zbulon personin që i dhuron lule

Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të dashura dhe më të komentuara nga mediat. Ndonëse këngëtarja nuk është shumë aktive në rrjetet sociale atëhere kur poston menjëherë ze faqen e parë të portaleve.

Ditën e djeshme Elvana nëpërmejt një Instastory ka treguar se është duke kaluar kohën më të bukur me njerëzit e saj më të dashur.

Këngëtarja ka shkëputur një moment mjaft të bukur nga dita e saj dhe e ka ndarë me ndjekësit  në Instagram. Në foton e publikuar shihet i ati i cili po i dhuron lule asaj.

E veçanta e tyre është se lulet duken të këputura në natyrë posaçërisht për Elvanën.

“Vajza e babait. Lulet më të bukura mi jep ti"- shkruan ajo.