Sa bukur familja! Klea Huta ndau foton më të bukur me Elgitin dhe Kridin e vogël

Në muajin qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda, u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë të voglin Krid, i cili solli shumë lumturi te çifti. Përmes postimeve në rrjetet sociale, Klea dhe Elgit kanë treguar se tashmë shpirti i tyre është plot dhe familja po merr formë pak nga pak. Sigurisht, pjesën më të madhe të kohës të dy e kalojnë me bebushin, mami Klea dhe babi Elgiti nuk i kursejnë momentet e ëmbla me të voglin në rrjete sociale. Ajo ka fotografuar duart e tyre të bashkuara, mbi të cilat qëndron dora e vogël e Kridit, ndërsa krahas postimit shkruan “Ohana”, që do të thotë “Familje”.