Ekzekutohet me armë zjarri aktori i njohur amerikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2020, 11:16
Aktori i njohur amerikan, Eddie Hassell, është vrarë me armë zjarri në mes të rrugës në Teksas. 30-vjeçari i cili është i njohur për rolin e tij në filmin e nominuar për çmimin Oscar në 2010, “The Kids Are All Right”.Mediat e huaja shkruajnë se ai është vrarë me armë zjarri jashtë shtëpisë së të dashurës së tij në periferi të Dallasit rreth orës 1:00 të mëngjesit së djeshëm . Për shkak të plagëve ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë pak çaste më vonë në spital.
Eddie Hassell mbahet mend dhe për rolet e tij në serialin “Surface” dhe atë në filmin biografik për themeluesin e Apple, Steve Jobs.Eddie Hassell mbahet mend dhe për rolet e tij në serialin “Surface” dhe atë në filmin biografik për themeluesin e Apple, Steve Jobs.