"Bebi e kërkoi"/ Afërdita Dreshaj tregon nepsin gjatë shtatëzanisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2020, 12:23
Afërdita Dreshaj dhe sportisti çek, Jakub Kind, do të bëhen prindër për herë të parë.
Këngëtarja është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël dhe vetëm tani ka nisur t’i vërehet barku i rrumbullakosur, ajo do të sjellë në jetë një djalë.
Si çdo nënë shtatzënë, edhe këngëtares i kanë nisur nepset e shtatzënisë dhe që tani, bebushi i saj ka nisur të kërkojë ushqime të ëmbla.
Në Instastory, Afërdita ka ndarë një video të një kutie plot me donuts, ndërsa krahas postimit “shfajësohet”:“Bebi i kërkoi”
Epo, çdo femër shtatzënë do ta kuptonte.

