"Zemra dhe lutjet e mia janë me ju" aktorja turke tregon si i shpëtoi tërmetit të fuqishëm në Izmir

Së fundmi qyteti turk Izmir u godit nga një tërmet shkatërrimtar 6.6 ballë që la shumë viktima, të plagosur dhe pallate të rrënuar. Në këtë qytet ditët e fundit ndodhej edhe aktorja turke, Serenay Sarikaya. 

Ajo ka rrëfyer përmes një postimi në Tëitter se në momentin e tërmetit ka qenë në rrugë me të ëmën dhe se fatmirësisht nuk i ka përjetuar lëkundjet e forta. Aktorja shprehu ngushëllime për jetët e humbura dhe uroi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.

“Kur ra tërmeti në Izmir unë dhe nëna ime ishim rrugës. Kjo që ndodhi është e pabesueshme për njerëzit. I uroj shërim të shpejt të gjithëve. Zemra dhe lutjet e mia janë me ju”-shkroi aktorja.