Pas humbjes drastike në peshë, Adele refuzon ofertat për reklama

Pas humbjes së saj drastike në peshë, Adele është bombarduar me lloj –lloj ofertash për reklama.

Sipas shtypit britanik këngëtarja i ka refuzuar këto oferta. Të gjithë vëmendjen e ka përqendruar tek nxjerrja e albumit të vet të ri e të shumëpritur për vitin e ardhshëm.

Adele, pas një shkëputje të gjatë performoi në show-n amerikan “Saturday Night Live”, ku u shfaq në formë fizike shumë të mirë.

Këngëtarja pati më tepër rolin e një  prezantueseje dhe tha mes të tjerash se ka mbetur gjysma e asaj që ishte, por se kjo është pikërisht gjysma që i pëlqen.

“E di që dukem ndryshe nga hera e fundit që më keni parë. Për shkak të pandemisë së COVID-19 në udhëtimet imagjinare që kam bërë, jam munduar të lehtësoj peshën”, tha këngëtarja me shaka. 

Ajo kishte marrë pjesë për herë të parë në këtë spektakël të famshëm,  përpara 12 viteve, ku bëri dhe lançimin e saj në Amerikë. Albumi i fundit i Adele është realizuar përpara para 5 vitesh.