Trondit aktori i njohur zbulon lidhjen e tij me Gabriel Gakon

Aktori i njohur Gabriel Garko pak ditë më parë pranoi publikisht se ishte homoseksual, ndërsa deklarata e tij befasoi jo pak fansat dhe sidomos vajzat. Por ditët e fundit, një prej ish-të dashurve të aktorit, Gabriele Rossi, ka befasuar publikun kur ka bërë me dije se ka qenë në një lidhje me Garkon.
Në emisionin “Non è la D’Urso”, Rossi ka treguar se kanë qenë të dashuruar për 5 muaj.
“Ne u takuam në setin e ‘Nderi dhe Respekti 2’ “. Unë ishte 19 vjeç, Garko 36 vjeç.Unë kurrë nuk kam folur. Unë kam qenë gjithnjë i rezervuar”, u shpreh ai.
Më tej, aktori rrëfeu se si lindi historia e dashurisë me Garkon.
“Asnjëherë nuk më është dashur të fshihem sepse kurrë nuk kam bërë kompromis në çështjet e biznesit.Unë u takova me Gabriel, kur isha 19 vjeç, tani jam 32 vjeç. Kur ne ishim të dashur për katër ose pesë muaj. Ai ishte i fejuar në atë kohë”, shtoi ai.