"Burri yt me fat"/ Modelja shqiptare merr një super surprizë nga bashkëshorti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2020, 09:27
Modelja e famshme shqiptare, Angela Martini prej disa kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkrah bashkëshortit të saj, biznesmenit rumun Dragos Savulescu. Angela Martini nuk është edhe aq shumë aktive në rrjetet sociale, por kur ajo publikon diçka, tërheq menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Modelja shqiptare ka treguar se mëngjesin e djeshëm është zgjuar e mbuluar nga trëndafila të kuq në shtëpi dhe e gjithë kjo ishte përgatitur nga partneri i saj.
“U zgjova kështu. Unë mendoj se ai më dashuron mua”, shkroi ajo.
Në video po ashtu mund të shihni një letër mbi të cilën shkruan: “Me dashuri, për gruan më të bukur në planet. Burri yt me fat”.
Sa bukur apo jo?

