Modelja dhe moderatorja kosovare zgjidhet imazhi “Guess”

Kadrie Canolli gjithmonë është spikatur nga mediat kosovare dhe jo vetëm ëpr pamjen dhe fizikun e saj mjaft tërheqës.

Bukuroshja kosovare falë punës dhe dashurisë së madhe për modelimin i japë hapur dyer  bashkëpunimi me firma të njohura botërore.

Një ndër to është brend  i njohur amerikan, Marciano by Guess. E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora, Kadrie ka treguar se ky bashkëpunim ka ardhur rastësisht dhe ishin përfaqësuesit e brandit ata të cilët e kontaktuan atë.  

Canolli thekson se gjithmonë ka qenë fanse e brendit Guess, megjithatë nuk ka pritur që një ditë do të bëhet pjesë e këtij brandy të njohur.

"Gjithë ky bashkëpunim ka ardhur krejt rastësisht. Ata më kanë kontaktuar edhe më kanë thënë që na pëlqen fytyra jote.  Dhe uën reagova duke thënë "Ku më gjeti Guess mua?". Më pas më kanë dërguar email që dëshirojnë një bashkëpunim me mua, dëshironin që të mi dërgonin si fillim disa rroba, por nuk e mora shumë seriozisht e mora si diçka jo të vërtetë. Kam hezituar të jap adresën e saktë dhe më pas kanë ardhru të gjitha gjërat duke u zyrtarizuar"