Përgjithmonë me vete! Chrissy Teigen bën tatuazh për të kujtuar foshnjën që humbi

Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj, John Legend, mbetën të dëshpëruar pasi humbën fëmijën e tyre në shtator të këtij viti.

Dhe për ta pasur gjithmonë pjesë të jetës së saj, Chrissy ka gdhendur emrin e tij në trup. Ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shihet e kapur përdore me John Legend dhe në të dallohet emri “Jack” si tatuazh. Para disa ditësh Chrissy foli për këtë ngjarje, duke e përkufizuar si një nga më të vështirat të jetës së saj.

Çifti i njohur, Teigen dhe Legend janë prindër të dy fëmijëve, Miles dhe Luna.