Rikthehet Ledina Çelo shfaqet mjaft atraktive në klipin e ri

Këngëtarja e mirënjohur Ledina Çelo, duket se është drejt finalizimit të projektit të ri dhe ka ndarë pak nga kënga e saj në rrjetet sociale.

“C’est la vie. 06.11.2020. Faleminderit Olti Curri për tekstin e mrekullueshëm”, ka shkruar artistja krah videove në llogarinë e saj ku ka treguar dhe një pjesë të muzikës.

Ledina u shpreh se nuk ishte aspak e lehtë ta realizonte këtë këngë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Me siguri ndjekësit e Ledinës po e presin me padurim këtë rikthim të këngëtares, e cila prej vitesh është zhvendosur në Gjermani, aty ku jeton me partnerin dhe fëmijët e saj.