Tentoi të vriste 37 vjeçarin, arrestohet i riu nga Shkodra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2020, 08:45
Një 20 vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person.
Sipas informacioneve, në pranga është vënë i riu me iniciale K.K, i cili pas një konflikti momental në një lokal në fshatin Vrakë, ka tentuar të qëllojë me armë një 37 vjeçar me iniciale J.P..
Lokali përdorej për zhvillim të lojërave të fatit në mënyrë të jashtëligjshme, teksa është arrestuar edhe pronari i lokalit.
Sakaq është sekuestruar edhe arma tip pistoletë me silenciator.