"5 parti dhe 288 raste të reja me Covid-19...", plas gallata në rrjet me partitë e reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2020, 09:40
Krijimi i partive të reja pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit nuk kanë kaluar pa komentin e qytetarëve në rrjetet sociale.
Prej disa ditësh, në Facebook dhe Instagram po qarkullojnë meme humoristike, të cilat janë bërë virale.
Fakti që, partitë e reja vijnë nga eksponentë të së djathtës është parë si një "shërbim" ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, ndërsa kreu i PD Lulzim Basha do të shprehej pak ditë më parë se "nuk ka parti të dala nga PD, janë parti të krijuara nga Rama".
/a.r, OraNews