I akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, rëndohet pozita për Blendi Tetën

Rëndohet pozita për Blendi Tetën i akuzuar per vrasjen e Santiago Malkos.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që të ndryshohet akuza nga “vrasje me paramendim” në “vrajse për hakmarrje”.

Të pandehurit i është dhënë 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet me ndryshimin e cilësimit të veprës penale.

Vetë Teta nuk ka qenë i pranishëm në seancë. Seanca e radhës në datën 03 nëntor.

Blendi Teta është i arrestuar në lidhje me vrasjen e Santiago Malkos në 27 gusht 2019.