Pazaret për ndërtimin e pallatit, arrestohet 31-vjeçari, i kërkoi 10 mijë euro një biznesmeni/Emri
Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kërcënuar me jetë një biznesmen duke i kërkuar shumën prej 10 mijë eurosh. Ngjarja është regjistruar pak ditë më parë. Biznesmeni i kishte kërkuar të riut ti gjente një shesh për ndërtimin e një pallati në këmbim të shumës, negociata të cilat kanë dështuar më pas.
Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar me akuzën se ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie një biznesmen.
Fletur Zani nëpërmjet rrjeteve sociale i ka kërkuar biznesmenit me inicialet I.I shumën prej 10 mijë eurosh në të kundërt do të përballej me pasoja që mund ti kushtonin jetën atij dhe familjes së tij.
Kaq ka mjaftuar që biznesmeni depozitojë një denoncim pranë policisë së Tiranës, të cilët bazuar hetimeve kanë bërë të mundur zbardhjen e konfliktit mes dy shtetasve.
Gjithçka ka nisur pak muaj më parë kur biznesmeni i ka kërkuar 31-vjeçarit të interesohet për të gjetur një shesh ndërtimi kundrejt pagesës. Sipas policisë i arrestuari Zani ka kontaktuar me një tjetër person për gjetjen e vendit për ndërtimin e një pallati, negociata të cilat kanë dështuar.
Pas këtij veprimi i riu i ka kërkuar biznesmenit ti dorëzojë paratë pasi punën e tij e ka kryer pavarësisht rezultatit.
Kanosja me jetë për dhënien e 10 mijë eurove sipas bluve është bërë me datë 23 dhe 26 tetor të këtij viti.
31-vjeçari nuk është emër i panjohur për policinë pasi dhe më herët ka rënë në prangat e bluve.
Fletur Zani është arrestuar dhe në vitin 2015 pasi gjykata e tiranës i kishte caktuar arrest me burg për moskallëzim krimi. Ai dyshohej nga policia se ka patur dijeni mbi një ngjarje të ndodhur në kryeqytet ku iu bë atentat një shtetasi.
Fillimisht i riu u dyshua si personi që ka kryer plagosjen por hetimet e mëvonshme vërtetuan se ai thjesht ka patur dijeni dhe nuk ka njoftuar autoritetet.