Gurra: Kampet e Sirisë të parapërgatitura për vdekje. Eva Dumani nuk u lejua të kthehej
Në studion e Ora News, Ylli Gurra tregoi se si Eva Dumani nuk u lejua të kthehej. Për të, kjo nuk është dëshirë e saj, por indoktrinim nga gratë që janë në kamp.
Gurra: Ato kampe janë të parapërgatitur për vdekje. Kemi edhe rastin e motrës së Endrit, e cila nuk është lejuar që të kthehet. Nëse ato si Eva nuk pranojnë të kthehen, do të thotë që janë ndikuar nga gratë në moshë më të madhe. Në këtë moshë që ka ajo nuk mund të ndodhte që rë mos pranonte. Ka një problem të brendshëm në indoktrinimin disa vjeçar atje.
Ndoshta ka të bëjë edhe mënyra si ka jetuar. Ata më saktë kanë mbijetuar, ose i ka dashtë Zoti që i ka mbajt gjallë. Sepse çfarë kanë parë ata atje, me qindra vdekje e terrore. Unë duhet të falenderoj Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Antiterrorit, sepse kanë përdorur të gjitha metodat e duhura edhe për të bindur ato gra dhe fëmijë që të kthehen.
Intervistoi në studio gazetarja Matilda Mcini, përgatiti për online e.t