E denoncoi banori i pallatit për dy stola para zyrës, policia shoqëron me forcë avokatin në Lezhë, akuza për dhunë
Shoqërohet në policinë e Lezhës avokati, Gjergj Neli. Ai është marrë forcërisht nga zyra e avokatisë ku po punonte, teksa bashkëshortja e tij, zëvendëskryetare e Dhomës së Avokatisë, Shaqe Marinaj, denoncon se ai është dhunuar nga uniformat blu.
Ndalimi i avokatit nga policia është bërë me arsyetimin se ka vendosur dy stola në hyrje të zyrës për shkak të Covid-19 dhe është denoncuar nga një banor i pallatit ku ndodhet zyra.

Shaqe Marinaj: Që në orën 3:30 ka ndodhur një incident me komisariatin e policisë së Lezhës në ambientet e zyrës së punës ku unë si avokate dua të bëj të ditur se në komisariatin e policisë Lezhë nuk dinë ligjin, nuk zbatojnë kodin e etikës në punë.Një nga punonjësit e pallatit ka njoftuar sallën operative dhe në momnent janë paraqitur.Kemi qenë duke hyrë në zyra kur polici ka përdorur fjalë fyese dhe dhunë ndaj avokatit Gjergj Neli dhe ndaj meje. Isha në mes të dy policëve dhe i thashë të lutem vijmë vetë në komisariat dhe të sqarohemi. Personi që kishte njoftuar ne e kishim kallëzuar për vjedhjen e një tavoline. Duke marrë masat tona për Covid, kemi vendosur dy stola për tu ulur njerëzit. Është pronë që i paguajmë taksat.Ky person është munduar të mbledhë firma nga pallati për t'ia dërguar bashkisë Lezhë për të hequr dy stolat. Polici që erdhi është Myrteza Mehmeti. Ndaj tij janë bërë edhe denoncime të tjera, përdor dhunë edhe ndaj të miturve në komisariatin e policisë sa herë bën shoqërime. Një nga rastet e kemi denoncuar ne në Shkodër, nga ai momnent ky zotëri mundohet të sjellë konflikte. Më dhëmb trupi dhe koka nga dhuna që ushtroi ndaj avokatit.Kam njoftuar shefin e SHÇBA në Lezhë, i kam lënë mesazhe që dua të bëj sot një denoncim ndaj një punonjësi të policisë së shtetit. Nuk jemi të sigurtë në shtetin tonë.Përdori dhunë edhe ndaj meje, ndaj një femre.Avokati është edhe tani i ndaluar në komisariat, vuan nga shumë sëmundje. Jo vetëm kanë ushtruar dhunë ndaj tij por edhe e kanë mbajtur në komisariat. Është 62 vjeç, prej 30 vitesh në sistemin e drejtësisë.
