Covid-10/ Mjeku Alimehmeti: Restorantet dhe fasoneritë vatër infeksionesh, shkollat nuk na rrezikojnë

Megjithëse çdo ditë kemi raportime të rasteve të shtuara të personave të prekur me COVID-19 nëpër shkolla, mjeku Ilir Alimehmeti tha nga studioja e Ora News, përballë gazetares Matilda Mcini, se këto institucione nuk janë vatër e rrezikshme.

Vatër përhapjeje infeksioni, sipas tij, janë restorantet, baret dhe fasoneritë.

Kujtojmë se qeveria i ka lënë të hapura këto biznese, duke kërkuar që të ketë distancim, e megjithatë, një masë e tillë është vënë re që nuk respektohet.

Alimehmeti: Ne kemi dy dokumente madhore mbi COVID 19 dhe shkollat nga OBSH-ja dhe ECDC-ja. Të dy thonë shumë qartë, që shkollat nuk janë vatër e rrezikshme transmetimi infeksioni. Ka vende të tjera që janë shumë më të rrezikshme, që ne e dimë në fakt, edhe pse nuk duam ta pranojmë. Janë restorantet, vendet e punës të mbyllura, zyrat, ambjentet, fasoneritë, callcenetrat. Këto janë vendet kyç, sepse nga i rritur në të rritur është rrisku më i madh. Fëmija në të rritur dhe fëmija tek fëmija, rrisku është shumë herë më i vogël.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti E.T