Prej ditësh në intubim, Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur nga Lushnja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2020, 20:00
Një tjetër humbje është regjistruar në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë nga koronavirus.
Muharrem Xhepexhiu, mjek në njësinë administrative Hysgjokaj të Lushnjes, nuk ka arritur të fitojë betejën me Covid-19.
Xhepexhiu mësohet se prej 10 ditësh ndodhej i shtruar në repartin e Infektivit në kryeqytet.
Mjeku i Lushnjes ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare.
Gjithashtu po sot ndërroi jetë 50-vjeçarja Majlinda Ilirjani, që punonte si mami në spitalin e Elbasanit, me një eksperiencë 30-vjeçare në këtë profesion. Si dhe Mimoza Toska Zoraqi, specialistja e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.