Mbyllet shkolla 9 vjeçare në Korçë, 7 mësues pozitivë me Covid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2020, 19:35
7 mësues të shkollës 9 vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas informacioeneve, shkolla është mbyllur në një vendim të dytë.
Sakaq i janë marrë tamponët të gjithë mësuesve.
Gjithashtu pozitivë kanë rezultuar edhe dy mësues në Elbasan. Në total, numri i mësuesve që janë aktivë në këtë qark shkon në 21. I infektuar rezulton një mësues në gjimnazin Kuqan dhe një mësues në shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo”.
Në 24 orët e fundit u shënuan 7 viktima si pasojë e koronavirusit, numri më i lartë që prej nisjes së pandemisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 1 mijë e 278 testime ndërsa kanë rezultuar pozitiv 284 persona.
Covid-19 shkaktoi një bilanc tragjik të martën, ku u shënuan 7 vdekje.