BOOM - Abonetë në Tiranë shiten edhe në rrugë me çmim më të ulët, operatorët nuk subvencionohen
Emisioni BOOM bëri një vëzhgim për abonetë në Tiranë.
Aboneja është një mënyrë më ekonomike për qytetarët të cilët përdorin transportin publik për të lëvizur në kryeqytet.
Por si shiten abonetë dhe ku?
BOOM gjeti abone në rrugë, në një zonë periferike të Tiranës, një zonjë shiste abone të përgjithshme , me çmimin përkatës 1600 lekë të reja.
Ajo thotë se i ka të rregullta.
Kur gazetarja e pyet se a duhet foto, ajo thotë se jo, madje tregon se i ka marr nga shefi unazës dhe se mos të kishim merak nëse janë të sakta.
BOOM: Më fal ka anone? Të përgjithshme?
Shitësja: Të përgjithshme pa fotografi, nuk duhet. Merr një kauçuk dhe ta quan ai, tregoja fatorinos. Unë i marr te shefi i unazës, do që ta marr në telefon.
Në një tjetër rrugë të kryeqytetit një djalë shiste abone të përgjithshme me çmim më të ulët 1500 lekë, në rrugë.
BOOM shkoi edhe në një pikë të linjës së Kombinatit dhe bleu një abone 1200 lekë, që është vetëm për linjën "Kombinat Kinostudio".
Kur e pyetëm se a duhej foto, na u përgjigj se "jo".
BOOM: Kemi abone për kombinatit?
Shitësja: Vetëm këto 4 fije kam, janë 12 mijë. Janë pa foto, s'ka problem.
BOOM pyeti në një urban se a mund të blinte abone në rrugë?
Fatorino i thotë se jo, pasi nuk e di a janë të sakta. Të autorizuar janë urbane dhe kioska .
Të njëjtën gjë i thonë BOOM edhe në një kioskë ku shiten abone, "kanë dalë shumë false, s'mund t'i blesh në rrugë".
BOOM pyeti kreun e "Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ".
Rixhin Qoshja: Nuk mund të quhet tregu i zi, sepse nuk janë abone false, janë abone të rregullta, bashkia tiranë nuk ka një rrjet të strukturuar se ku duhet të shiten abonetë. Nuk ka një rregull, një urdhër një ligj të shkruar për pjesën se si duhet të shiten abonetë. Kioskat janë private, nuk janë kioska të bashkisë Tiranë që duhet të shesin Abonetë i shesin operatorët, Abonetë nxirren nga shtypshkronja " Vlera" e cila është në varësi të ministrisë së financave, Sipas ligjit duhet të shiten aq abone sa është dhe subvencioni, për operatorët, por subvencione nuk ka. Ligjërisht i bie të mos shiten abone.
Nuk ka një rregull që abonetë duhet të shiten këtu apo aty. Operatorëve u intereson që abonetë mos të shiten fare. Aboneja është një çmim më i ulët se sa bileta ditore në fund të muajit. Më mirë ta shesin me çmim të ulët sesa ta mbajnë si karton në fund të ditës. Është e pamundur t'i detyrosh klientët për të respektuar rregullin "Foto dhe kartë identiteti".